Goditje për Interin, lëndohet mesfushori turk

Skuadra e Interit është i shqetësuar për gjendjen e turkut Hakan Çalhanoglu, i cili u detyrua të dalë jashtë terrenit në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024” të Turqisë kundër Kroacisë, në fund të pjesës së pare, për shkak të një problemi në kofshën e djathtë.

Mesfushori i “zikaltërve” u largua nga fusha me dhimbje me njërën dorë te këmba e majtë dhe me tjetrën duke masazhuar pjesën e brendshme të kofshës së këmbës së djathtë.

Një lajm aspak i mirë për Interin që në prill do të ketë sfidën ndaj Benfikës për çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe sfidën ndaj Juventusit, në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Çalhanoglu pritet të kthehet në Itali për kontrollet instrumentale, të cilat do të japin një përgjigje më të saktë për shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

LEXO EDHE:

Back to top button