Goditje për Real Madridin, Belingami pezullohet me dy ndeshje

Kartoni i kuq i marrë nga fenomeni anglez, Xhud Belingam, në ndeshjen e fundit të kampionatit, jashtë fushe, ndaj Valencias, i kushton shtrenjtë atij dhe Real Madridit. Siç raporton “Mundo Deportivo”, në fakt, ish-lojtari i Borusia Dortmundit është sanksionuar me dy ndeshje pezullim pas deklaratave mosrespektuese ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Hil Manzano.
Prandaj, Bellingam do të detyrohet të humbasë ndeshjet në të cilat skuadra e Karlo Ançelotit do të përballet me Selta Vigon dhe Osasuna-n, të planifikuara përkatësisht për më 10 dhe 16 mars. Një skualifikim ky i një rëndësie jo të vogël në garën drejt titullit të La Liga-s, pavarësisht 7 pikëve përpara Xhironas dhe 8 pikëve karshi Barcelonës.
Real Madridi ka tani 10 ditë për ta apeluar dënimin dhe parandaluar që kjo situatë të konkretizohet. Ndërkohë, megjithatë, përdorimi i Belingamit në ndeshjen e planifikuar për këtë mbrëmje (21:00) në “Bernabeu” kundër Lajpcigut, në ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, është pothuajse i sigurt. Ndeshja e parë përfundoi me fitoren minimale të “Los Blankos” në Gjermani, falë golit të ish-lojtarit të Milanit, Brahim Diaz.