Goditje tjetër për Interin, humb edhe një titullar

Skuadra e Interit mund të jetë edhe pa mesfushorin Nikolo Barella-n për ndeshjen e rëndësishme ndaj Shakhtarit. Sipas “Calciomercato”, italiani ka pësuar lëndim në gju gjatë stërvitje. Dhe tani vendimi përfundimtar do i takojë trajnerit Antonio Konte, por thuhet se tekniku italian nuk do ta rrezikojë. Vidal gjithashtu mungoi në stërvitje dhe shkaku i lëndimeve muskulore nuk do jetë i pranishëm. Pra, tani në formacionin bazë të Kontes do jetë Kristian Eriksen ose Stefano Sensi.

LEXO EDHE:

Back to top button