“Golden Eagle Ylli”, fitues i Supërligës në Kosovë

" "

“Golden Eagle Ylli” ka triumfuar me rezultat të përgjithshëm 3-0 ndaj KB Pejës në finalen e play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Theranda ka fituar 70-67 ndaj Pejës, pikërisht në palestrën e këtyre të fundit.  Edhe pse Peja e nisi më mirë këtë ndeshje, Ylli fitoi në fund me 70 pikë përballë Pejës 67.

Lojtari më i mirë në këtë takim ishte Dardan Berisha, me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime. Ndërsa te “Golden Eagle Ylli”, Klark realizoi 19 pikë, 3 kërcime dhe 5 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button