Golden Stejt dominon Lejkersat, Nju Jorku mund Majamin

Skuadra e Nju Jorkut rihap betejën për një vend në finalet “play off” në Konferencën e Lindjes, pas fitores 112-103 ndaj Majamit. Një ndeshje e mirë për vendasit, ku u dallua Brunson me 38 pikë, mbështetur edhe nga Barrett me 26 pikë e Randle me 24 pikë. Për Majamin, dyshja Batler-Adebajo realizoi 37 pikë së bashku, pak për të synuar fitoren.

Me 3-2 udhëheq serinë e ndeshjeve gjysmëfinale edhe skuadra e Los Anxhelos Lejkers në Konferencën e Perëndimit, që u mund 121-106 nga kampionët aktual, Golden Stejti. Në fushën e saj, skuadra e Golden Stejtit nuk gaboi, duke dominuar e fituar falë 27 pikëve të Kerrit dhe 25 të Uiginsit. Për Lejkersat, Xhejms realizoi 25 pikë dhe Dejvis 23, por që mbetën për statistikë.

NBA-Lindje, Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia, (2-3)

Neë York – Miami, 112-103 (2-3)

NBA-Perëndim, Gjysmëfinale

Denver – Phoenix, (3-2)

Golden State – Lakers, 121-106 (2-3)

LEXO EDHE:

Back to top button