Golden Stejt dominon Minesotën, zhgënjen sërisht Lejkers

Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje në NBA. Skuadra e Golden Stejtit fitoi 124-115 ndaj Minesotës, ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga “Uarriors”. Stefon Kerri me 29 pikë dhe Tompson me 23 të tjerë, krijuan diferencën në fushë për vendasit duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Tauns për miqtë.

Zhgënjen sërish ekipi I Los Anxhelos Lejkers, që u mund 105-87 nga Filadelfia. Një nga ndeshjet më të dobta të Lejkers ku u dallua vetëm entoni Dejvis me 31 pikë e 12 kërcime, por u ndje mungesa e LeBron Xhejmsit. Për Filadelfinë u dalluan Embiid me 26 pikë dhe Harris me 23 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button