Golden Stejt mund Hjustonin, disfatë për Denverin

Kampionët e Denverit u mundën 102-100 nga Los Anxhelos Klipers, duke pësuar humbjen e katërt në 10 takimet e fundit. Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për kampionët nuk mjafoti “triple double” i Nikola Jokiç (36 pikë, 17 kërcime, 10 asiste).

Për L.A.Klippers u dallua Poll Xhorxh me 28 pikë. Jashtë fushe fiton ekipi i Golden Stejt, që mundi 133-110 Hjustonin. Klej Tompson dhe Stefen Kerri realizuan nga 29 pikë secili.

Pa probleme fiton skuadra e Dallasit, që falë 51 pikëve të dyshes Irving-Donçiç mundi 109-95 Atlanta. Zhgënjen Majami, që humbet në fushën e tij 109-105 ndaj Filadelfia, sfidë ku u dallua Maksej me 37 pikë e 11 kërcime.

NBA-REZULATET

Dallasi – Atlanta, 109-95

Majami – Filadelfia, 105-109

Nju Jork – Sakramento, 120-109

Hjuston – Golden Stejt, 110-133

L.A.Klipers – Denveri, 102-100

LEXO EDHE:

Back to top button