Kallëzim penal kundër dy policëve, pezullohen nga vendi i punës

Kallëzim penal kundër dy policëve, pezullohen nga vendi i punës

Departamenti për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka bërë kallëzim penal kundër M.I. dhe K.S, zyrtarë policor në stacionin policor të kalimit kufitar Bllacë për shkak të dyshimit për veprën penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”.

“Më datë 31.01.2024 dhe 05.02.2024, i kallëzuari i parë M.I, ka evidentuar personat që janë shtetas të Republikës së Turqisë të cilët nuk kanë hyrë në vendkalimin kufitar dhe që nuk kanë qenë të pranishëm në pikën kufitare atë ditë. I kallëzuari i dytë K.S, shef turni, nuk ka mbikëqyrur punën e të paditurit të parë dhe në këtë mënyrë ka lejuar që personat të rregullojnë qëndrimin e tyre në vend pavarësisht se si të huaj kanë tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit sipas rregullave ligjore. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të vendosë masa të detyrueshme për largimin e personave të emëruar nga vendi i punës dhe nga ministria deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button