Liverpulli vendos rekord të ri në Premier Ligë dhe kalon Mançester Sitin

Skuadra e Liverpullit ka vendosur një rekord të ri në Premier Ligën e Anglisë, në fitoren e tyre kundër Shefield Junajtedin. Presioni ishte mbi Liverpullin në “Anfield”, pasi Man. Siti dhe Arsenali fituan një natë më parë, por skuadra e Jurgen Klopp mbaroi punë kundër një Sheffield Junajtedit kokëfortë.

Golat nga Darvin Nunjez, Aleksis MekAllister dhe Kodi Gakpo i dhanë “The Reds” një fitore 3-1 që e pa atë të rikthehej në krye të tabelës së Premier Ligës. Liverpulli realizoi nëntë goditje në portë, 29 në total dhe plotësoi 708 pasime krahasuar me 80 të kundërshtarit të tyre. Megjithatë, ishin statistikat e zotërimit të topit që e panë skuadrën vendase të thyente një rekord në Premier Ligën.

Liverpulli gëzonte një zotërim të jashtëzakonshëm prej 83.1 për qind, një rekord i ri në ligën elitare angleze. Rekordi i mëparshëm u vendos nga Liverpulli pothuajse dy vjet më parë, kur ata kishin 83 për qind të topit gjatë një fitoreje 2-0 kundër rivalëve të qytetit, Evertonit, në prill të vitit 2022.

Man. Siti gjithashtu arriti rekordin e mëparshëm prej 83 për qind, kur mposhti Suansi Siti me rezultat 5-0 në prill të 2018.

LEXO EDHE:

Back to top button