Golden Stejt, mund skuadrat e Los Anxhellosit

Skuadra e Golden Stejtit, ka arritur fitoren e radhës, pasi mposhti në shtëpi skuadrën e LA Klipers me rezultat 115-113. Ishte një ndeshje e baraspeshuar nga fillimi, megjithatë vendasit u treguan më të vëmendshëm në fundin e ndeshjes për të arritur kështu fitoren e radhës.
Më meritorët në fitoren e Golden Stejtit, ishin Stefon Kjuri me 45 pikë, 10 kërcime e një asistim, ndërsa Endrju Uigins shtoi 17 pikë, gjashtë kërcime, tre asistime. Te Clippers u dalluan Poll Xhorxh me 29 pikë, 11 kërcime, gjashtë asistime dhe Erik Bledsoe me 22 pikë, 3 kërcime, 2 asiste.
Në ndeshjet tjera, Majami Hit ka mposhtur Milluoki Baks me rezultat 137-95, ndërsa Atlanta Houk ka triumfuar ndaj Dallas Maveriksit me 113-87.