Golden Stejt ndal Dallasin, Lejkersat mposhtin Feniksin

Skuadra kampione e Golden Stejtit mposhti 127-125 rivalët e Dallasit, duke qëndruar në zonën “play off” në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për Uarriors u dalluan Kuminga me 22 pikë e Keri me 20 pikë e 13 asist. 30 pikët e Luka Donçiç për Dallas mbetën për statistikë.

Fitore të rëndësishme arriti edhe ekipi i Lejkersit, që mundi 122-111 Feniksin. Devin Buker realizoi 33 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Lejkers u dalluan Dejvis me 27 pikë, Rasell me 26 e Rivs me 25 pikë.

Mefisi, falë 37 pikëve e 10 kërcimeve të Xharen Xheksonit, mundi 130-125 Hjustonin (Green 32 pikë)

Denveri konsolidon pozitat në krye të renditjes në Perëndim, pas fitores 118-104 ndaj Uashingtonit. Nikolla Jokiç protagonist me 31 pikë e 12 kërcime.

Fitore të lehtë arrin Milluoki, që mbron kreun në Konferencën e Lindjes, pas fitores 130-94 ndaj San Antonio (Antetokounmpo 31 pikë e 14 kërcime), ndërsa Majami mundi 127-120 Nju Jorkun (Batler 35 pikë).

NBA – Rezultatet

Washington – Denver, 104-118

Dallas – Golden State, 125-127

Miami – New York, 127-120

Toronto – Indiana, 114-118

Chicago – Philadelphia, 91-116

Memphis – Houston, 130-125

Milwaukee – San Antonio, 130-94

Minnesota – Atlanta, 125-124

Utah Jazz – Portland, 115-127

Lakers – Phoenix, 122-111

LEXO EDHE:

Back to top button