Golden Stejt në krizë, Denveri deklason Oklahomën

Vijon kriza e skuadrës kampione të Golden Stejtit, që pësoi humbjen e katërt radhazi në NBA. “Uarriorsat” u mundën me rezultat 130-129 nga Orlando, një ndeshje me rivalitet dhe e hapur deri në sekondën e fundit.

Interesant fakti që Golden State ende nuk ka asnjë fitore jashtë fushe. Stefon Kerri realizoi 39 pikë, ndërsa Klej Tompson shtoi 27pikë, por që s’mjaftuan pë të evituar humbjen. Për Orlando, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku më të mirët ishin Sugs me 26 pikë dhe Bankero me 22 pikë.

Pa probleme fiton skuadra e Denver, që mundi 122-110 Oklahomën, në një ndeshje ku veçohet paraqitja e Nikola Jokiçit, autor i 15 pikëve, 13 kërcimeve dhe 14 asisteve. Ai bëhet qendra me më shumë “triple double” në historinë e NBA-së, me 79 të tilla, duke kaluar legjendën Uilt Çemberleinin.

Gjithsesi, shënuesit më të mirë për Denver ishin Gordon me 27 pikë dhe Marej me 24, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Shai për Oklahoma Sitin.

LEXO EDHE:

Back to top button