Golden Stejt, ofron 4 basketbollist për Kevin Durantin

Merkato e NBA-s vijon të prodhojë mjaft lajme interesante dhe në qendër të vëmendjes janë dy baskebollistët e Bruklin Nets, Kevin Durant dhe Kajri Irving. Durant ka kërkuar të largohet në formën e shkëmbimit dhe skuadra e Golden Stejt Uarriors po mundohet të hyjë në bisedime për të risjellë yllin e NBA-së në ekipin e saj. Durant ka fituar dy tituj kampionë me Golden Stetin, para se të shkonte te Bruklin Nets.

Për momentin për Durantin duken favoritë Feniks Sans dhe Majami Hit, por edhe Golden Stejt ka lojtarët në dispozicion për këtë shkëmbim. Sipas mediave amerikane, Golden Stejt ka ofruar në shkëmbim XHordan Poll, Xhejms Uizman, Xhonatan Kuminga dhe Mozes Mudi.

LEXO EDHE:

Back to top button