Zyrtare, ish sulmuesi i Sitit firmos me “Topxhinjët”

Tani është zyrtare, Gabriel Hezus është lojtari më i ri i Arsenalit. Sulmuesi brazilian ka firmosur me “Topçinjtë”, teksa u transferua nga Man. Siti, me të cilin shënoi 95 gola në 236 ndeshje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se Hesus ka nënshkruar kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2027, teksa do të mbajë numrin 9 në fanellë.

“Jemi të kënaqur që kemi siguruar transferimin e Gabrielit. Të gjithë ata që e njohin mirë futbollin i njohin cilësitë e Hesusit. Gabriel është një futbollist që ne e kemi admiruar për një kohë të gjatë. Ai është 25-vjeçar dhe ka treguar vazhdimisht nivel të lartë”, tha Edu, drjetori teknik te Arsenali.

LEXO EDHE:

Back to top button