Golden Stejt rikthen “goditjen” dhe barazon rezultatin në 1-1

Ekipi kampion i NBA-së, Golden Stejt fitoi me rezultat 127-100 ndaj Los Anxhelos Lejkers në ndeshjen e dytë gjysmëfinale play off, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve mes dy skuadrave që luajnë në Konferencën e Perëndimit.
Një ndeshje e dominuar nga vendasit, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Klej Tompson me 30 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë, mbështetur nga Stefon Kerri me 20 pikë. Edhe stoli ishte vendimtar për Golden Stejt Uarrorsa, nga ku erdhën 40 pikë.
Te Los Anxhelos Lejkers u dallua Xhejms me 23 pikë dhe Haçimura me 21 pikë, ndërkohë që nuk dha atë që pritej ishte Entoni Dejvis, i cili shënoi vetëm 11 pikë. Gjithsesi, dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Los Anxhelos Lejkersit.
Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia, (1-1)
New York – Miami, (1-1)
Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale
Denver – Phoenix, (2-0)
Golden State – Lakers, 127-100 (1-1)