Goli historik ndaj Serbisë, vetëm 5 futbollistë kanë shënuar më shumë se Manaj

Rej Manaj është bërë autori i golit të parë në histori ndaj Serbisë në të gjitha përballjet e kuqezinjve me këtë skuadër pas ndarjes së ish-Jugosllavisë.

Ky ishte një gol i veçantë për sulmuesin pasi ishte i 11-ti i tij në karrierën me Shqipërinë. Ai ka barazuar kësisoj dy ikona të futbollit shqiptar si Altin Rraklli e Hamdi Salihi, të cilët në karrierën e tyre ishin ndalur pikërisht në këtë numër golash të shënuar dhe tashmë ka para tij vetëm 5 lojtarë me më shumë rrjeta të tundura.

Në vend të parë është Bogdani me 18 gola, i ndjekur nga Bushi me 14, Çikalleshi e Skela me 13 dhe Sadiku me 12.

LEXO EDHE:

Back to top button