Goli i Sportingun ndaj Arsenalit, kandidat për çmimin “Pushkash”

Favoriti i madh i Ligës së Evropës, Arsenali, u eliminua  nga Sportingu i Lisbonës, duke mos arritur dot as në çerekfinale të këtij kompeticioni, ku bëjnë pjesë tashmë skuadra të tjera me emër si Juventusi dhe Mançester Junajtedi.

“Topçinjtë” e Londrës, të cilët janë të parët në Premier Ligë, përpara Man. Sitit, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë nuk shkuan dot përtej 1-1 në shtëpi. Ata humbën me penallti (gabimi i Martinellit ishte vendimtar).

Epërsinë e Granit Xhakës në minutën e 19-të e barazoi eurogoli i Gonçalves, i cili realizoi që nga mesfusha. Nga një largësi prej gati 50 metrash, mesfushori i skuadrës portugeze lëshoi një silur të përsosur, që befasoi Ramsdale dhe narazoi rezultatin.

Një gol jashtëzakonisht i bukur, që me siguri do të jetë kandidat për të fituar çmimin “Pushkas”, si goli më i mirë i vitit.

LEXO EDHE:

Back to top button