Gollovkin dhe Alvarez gati për t’i dhënë fund polemikave

Më 17 shtator, në Las Vegas, do të zhvillohet triologjia e famshme mes boksierit meksikan Saul Kanelo Alvarez dhe Genadi Gollovkinit nga Kazakistani. Dy veteranë të këtij sporti, dy ikona e kampionë bote, që do të duelojnë për titujt kampionë bote në peshën super të mesme.

Gjithsesi, më shumë se sa për titujt, kjo është një sfidë inati e hakmarrje për dy boksierët, që kanë ndarë deri më tani ringun në 24 raunde, duke dhuruar spektakël. Dueli i parë (shtator 2017) u mbyll në barazim (pesha e mesme). Boksierët kryqëzuan sërish dorezat një vit më vonë (shtator 2018) dhe këtë herë Alvarez fitoi me vendim unanim të gjyqëtarëve.

 

Saul “Canelo” Alvarez, left, poses with Gennadiy Gennadyevich Golovkin, known as “GGG,” second from right, and promoter Eddie Hearn, middle, in Los Angeles on Friday, June 24, 2022. Alvarez and Golovkin are scheduled to fight in a super middleweight title boxing bout Sept. 17 in Las Vegas. (AP Photo/Greg Beacham)

 

Këto vendime kanë bërë që 40-vjeçari Gollovkin (42 fitore, 1 humbje e 1 barazim në karrierë) të jetë i zhgënjyer, duke deklaruar se ka qenë ai fitues në të dyja sfidat. Ndërsa 32-vjeçari Alvarez (57 fitore, 2 humbje e 2 barazime) ka evituar triologjinë për disa kohë, duke u bërë kampion bote në pesha të tjera (peshën super të mesme dhe light heavyweight).

Këtë herë titulli do të zhvillohet në peshën super të mesme, me Kanelo Allvarezin që do të mbrojë titujt e kategorive WBA, WBO, WBC, IBF dhe Ring Magazine. Ndërkohë për Gollovkin kjo është sfida e parë në këtë peshë të re, andaj do të jetë disi më e vështirë.

LEXO EDHE:

Back to top button