Goretzka një hap më larg kampit bavarez, “Zonja e Vjetër” ne pritje

Pavarësisht rezultateve jo të mira kohët e fundit në kampionat, Juventus thuajse ka siguruar Ligën e Kampionëve dhe një vend në botërorin e klubeve. Ndaj, “Zonja e Vjetër” kërkon përforcimet e duhura, sidomos në mesfushë, ku pati problemet më të mëdha këtë sezon.

Nga Gjermania shkruajnë se “bardhezinjtë” po këmbëngulin për mesfushorin e Bajern Munihut, Leon Goretzka, i cili mund të largohen në verë nga bavarezët. Te Bajern pritet një revolucion dhe lojtari, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2026, mund të gjejë “shtëpi” të re.

“Të mbyll karrierën te Bajerni ose të fitoj përvojë jashtë Gjermanisë? Të dyja opsionet janë të mundshme. Gjithsesi, vëmendja ime tani është 100% e përqendruar në muajt e ardhshëm me Bajernin dhe në Kampionatin Europian me kombëtaren”, tha Goretzka.

Sipas “Bild”, Juventusi po studion mundësinë e transferimit ndaj ndjek nga afër lojtarin. Madje, më 14 shkurt, drejtuesit bardhezi ishin në “Olimpico” të Romës për ta vëzhguar nga afër Goretzka gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Lacios. Problem është rroga e lojtarit, 15 milionë euro në sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button