Gostivar, banorët e Turçanit druajnë nga vërshimet

Gostivar, banorët e Turçanit druajnë nga vërshimet

Gazetar: Bashkim Sulejmani

 Banorët e Turçanit në komunën e Gostivarit, druajnë nga dalja e mundshëm nga shtrati e lumit që kalon mes shtetit të tyre, i cili dy javë më parë shkakto vërshime me pasoja të rënda për banorët.

Ky lum është shkaku kryesor i vërshimeve që ndodhin këtu në Turçan të vogël, por edhe urat që bllokohen nga rënia e pemëve por edhe hedhja e mbeturinave nga ana e banorëve.

Në fillim punuan pak tash momentalisht janë ndaluar. Duhet të rregullojnë disa vija që ka thellu uji që ka gropos, na shkatërrojnë makinat. Por edhe urat janë pak problem se bllokohen nga mbetjet që hedhin dhe del uji në rrugë” – banor.

 Komuna këtu nuk ka punuar asgjë. Uji që ka ardhur poshtë ka bë shumë dëme iu ka hy në  shtëpi njerëzve. Komuna më së pari udhën duhet ta rregulloje dhe përroin nga varrezat tek vardari ta pastrojë. Por gjithsesi do ura që janë bërë duhet të prishen dhe të bëhen të reja” – banor.

Këtu nuk ka asgjë. Asgjë nuk ka bërë. Komuna duhet ti rrënojë nga lartë deri poshtë të gjitha urat dhe t`i rindërtoj. Herën e fundit pas vërshimeve erdhën  ekskavatorët pastruan kanalin e hoqën dheun dhe kaq” – – banor.

Dy tre herë kemi bë ankesa në komunë që të vijnë t`i rregullojnë këto, mungon infrastruktura e ka dëmtuar krejt. Taravari ka qenë dy herë e ka pa terrenin këtu, e din se në rrezik jemi shumë, sidomos pjesa e poshtme” – banor.

Nga komuna e Gostivarit thonë se, ajo që i takon komunës është kryer, fjala është për pastrimin e shtratit të lumit, ndërsa për rregullimin e shtratit të lumit por edhe zgjerimin e tij, fajin e hedhin tek drejtoria e ujërave.

Me Bashkësinë lokale biseduam që të bisedojnë me bashkëfshatarët, ose ti heqin urat ose ti ngritin më lartë pra të gjejnë mënyrë tjetër për hyrje në shtëpi sepse ka shumë shpesh ura të improvizuara. Ju e dini se nuk i kemi kompetencat ne si komunë për ujërat rrjedhëse, por sërish ne nuk i ikim përgjegjësisë si komunë që të pastrojnmë dhe të mundësojmë rrjedhë normale. Por për rregullimin dhe bekatonizimin e vijës së rrjedhës së ujërave nuk e kemi si komunë këtë kompetencë”, deklaroi Arben Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit.

Dy javë më parë, në fshatin Turçan, uji që doli nga shtrati i lumit dëmtoi dhjetëra shtëpi, ndërsa nxori jashtë funksionit edhe një fabrikë për përpunimin e qumështit. Që prej dy javësh, ekipet e komunës po punojnë në terren për të bërë vlerësimet e dëmeve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button