Gostivari me dy penalti të vonshëm, ndalon Shkëndijën në Tetovë

Sot janë zhvilluar 5 ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, në të cilat dominuan skuadrat vendase.
Në derbin e zhvilluar në stadiumin në Tetovë, nuk kishte fitues edhe pse u shënuan 4 gola në takimin mes Shkëndijës dhe Gostivari. Vendasit avancuan dy herë me Adonis Shalën, ndërsa mysafirët barazuan shifrat me dy penalti të vonshëm.
Brera Strumica ishte dominante në terrenin vendas, duke shënuar 3 herë në portën e Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa Tikveshi dhe Vardari, me rezultat identik, 2-0, mundën Rabotniçkin, respektivisht Bregallnicën.
Në sfidën e vetme, ku nuk kishte gola, Voska Sport dhe Sileksi u ndan me barazimin 0-0.
Liga e Parë -Java 20
Shkëndija 2-2 Gostivari
Brera Strumica 3-0 Makedonija Gj.P.
Tikveshi 2-0 Rabotniçki
Vardari 2-0 Bregallnica
Voska Sport 0-0 Sileksi
Struga T.L. 2-2 FC Shkupi