Gostivari përplasë Taravarin me Zendelin
Kandidati i “Lëvizja Besa”, për kryetar të Gostivarit, Fadil Zendeli kritikon ashpër Arber Taravarin, në lidhje me qeverisjen dhe mbajtjen e premtimeve, shkruan Alsat.
“Gostivari nuk është tek 10 të parët dhe nuk i shoh askund që ai i ka bërë gjërat që i thotë”, thotë Zendeli.
Në lidhje me këtë, i mënjëhershëm ka qenë reagimi i Taravarit.
“Fadili kur më kritikon mu, kritikon edhe veten sepse në qeverisje në Gostivarë, Alenca është bashkë me Besën”, u shpreh ai.
Kurse Zendeli, flet edhe për deponinë ku thotë se ajo krijon shumë problem në Gostivarë të cilat lidhen me menaxhimin si rajon, ai shton se komuna nuk ka punuar mjaftueshëm në këtë drejtim./ Alsat.mk








