Govcoins: Monedhat dixhitale që do të transformojnë financat

Revolucioni apo nënshtrimi financiar? Frika për kontroll dhe ideja për një sistem financiar më të mir, na çon në krijimin e monedhave dixhitale qeveritare, të cilët do të lejojnë njerëzit të depozitojnë fonde drejtpërdrejt në një bankë qendrore.

Mbi 50 autoritete monetare, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të GDP-së globale, po eksplorojnë monedhat dixhitale. Bahamas ka lëshuar para dixhitale. Kina ka hedhur pilotin e saj e-juan për mbi 500,000 njerëz. BE-ja planifikon një euro virtuale deri në vitin 2025, ndërsa Britania ka nisur një task forcë për Britcoin. Amerika, hegjemonia financiare e botës, poashtu po krijon një dollar elektronik hipotetik.

1. Irlanda, rritja e vetme ekonomike në BE për 2020
E vetmja nga shtetet e BE, Ekonomia e Irlandës u rrit me 3 përqind vitin e kaluar, pavarësisht ndikimit të pandemisë Covid-19. Kjo është në kontrast të fortë me tkurrjen mesatare në të gjithë BE-në e një rënie prej -6.8 % dhe rënies së theksuar të -11 % në Spanjë dhe -10 % në Greqi. E gjithë kjo u shkaktua nga rrittjet nga eksportet e kompanive multinacionale të specializuara në pajisje mjekësore, farmaceutike dhe shërbime kompjuterike.

Shifrat, të lëshuara në European Commission’s Winter 2021 Economic Forecast, tregojnë se pritet që GDP Irlandeze të rritet me 3.4 % në 2021 dhe 3.5%. Ekonomia e zonës së euros në tërësi do të rritet 3.8 përqind këtë vit dhe me të njëjtin ritëm edhe vitin e ardhshëm.

2. Mubadala Vështron Marrëveshjen e Gazit prej $1 miliard deri sa thellohen lidhjet UAE-Izrael

Marrëveshja e Izraelit dhe UAE në Gusht ishte një përparim historik i përshëndetur nga udhëheqësit, përfshirë SHBA-të e atëhershme. UAE ishin kombi i parë Arab pas Egjiptit dhe Jordanisë që njohën Izraelin.

Një fond i pasurisë sovrane të UAE planifikon të blejë aksione në një fushë izraelite të gazit natyror për më shumë se $1.1 miliard. Kjo do të ishte një nga marrëveshjet e para të mëdha të biznesit që kur kombet normalizuan lidhjet vitin e kaluar.

Mubadala Investment Co. i Abu Dhabi, një fond me $232 miliardë, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për të blerë 22% të aksioneve të Delek Drilling LP në fushën e hapur Tamar në Izrael.

Florent Ibraimi

LEXO EDHE:

Back to top button