Grabitësit plagosin Baggio-n, i vjedhin banesën teksa shikonte ndeshjen e Italisë

Grabitësit plagosin Baggio-n, i vjedhin banesën teksa shikonte ndeshjen e Italisë

Ikona e futbollit italian Roberto Baggio mbeti i plagosur gjatë një grabitjeje në vilën e tij pranë Vicenza të enjten mbrëma.

Të paktën pesë grabitës të armatosur hynë në shtëpinë e familjes së Baggio-s në Altavilla Vicentina, ndërsa ai ishte duke parë ndeshjen e Italisë kundër Spanjës për turneun Euro 2024.

Pasi është përballur me sulmuesit, njëri prej tyre e ka goditur ish-futbollistin me qytën e armës. Grabitësit arritën të vidhnin para dhe bizhuteri pasi e mbyllën atë dhe familjen e tij në një dhomë të veçantë.

Bëhet me dije se Baggio u transportua në spital pas largimit të grabitësve, ku plaga iu qep dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë grabitjes nuk u lëndua asnjë anëtar tjetër i familjes.

Baggio është një nga ikonat më të mëdha të futbollit të Italisë, ku mori famë ndërkombëtare gjatë Kupës së Botës 1994.

Azzurrët ishin sensacioni i turneut pavarësisht se u mundën nga Brazili në finale me rezultatin 3–2 me penallti pas një barazimi dramatik 0-0.

Baggio mbetet golashënuesi i katërt më i mirë i kombëtares italiane së bashku me një tjetër superyll, si Alessandro Del Piero.

I njohur si “Bishti Hyjnor” për modelin e tij të flokëve dhe “Buda i Vogël” për besimet e tij budiste, Baggio zgjodhi një jetë private dhe kryesisht modeste pasi u tërhoq nga futbolli.

LEXO EDHE:

Back to top button