Graet kundër Zidanit, Mbape del në mbrotje të legjendës franceze

Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, ka dhënë një intervistë për “RMC Sport”, ku ka folur për mundësinë që Zinedinë Zidane mund të bëhet trajneri i “gjelave”.

“Nuk e kam takuar kurrë, nuk kemi menduar kurrë të ndahemi nga Desshampin. Disa njërez duhet t’i ndryshojnë gjërat ose t’i shpikin sepse nuk e dinë se çfarë të shkruajnë.

Po të më telefononte Zidane? Sigurisht që jo, as nuk do t’i përgjigjesha telefonit të tij.

Le të kërkojë ndonjë klub apo kombëtare tjetër. Ai kishte kaq shumë mbështetës, disa prisnin që Deshamp të shkarkohej që Zidan të merrte kreun e kombëtares. As nuk më intereson se ku ai shkon”. Është përgjigjur i ashpër presidenti i Federatës Franceze të Futbollit.

 

Reagon Kilian Mbape

Qëndrim i ashpër i Kilian Mbapes pas përplasjes mes Noel Le Graet dhe Zinedin Zidan.

Sulmuesi i PSZH-së përmes profilit të tij në Tuitter ka reaguar në favor të Zizout.

“Zidan është Franca. Ne nuk duhet të mos respektojmë një legjendë si ai…”.

LEXO EDHE:

Back to top button