Grafa etnike, Zaev: Kërkesa e VMRO-së është kundër Kushtetuese

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së që kombësia të përfshihet në kartën e identitetit është kundër Kushtetues. Kështu kryeministri Zoran Zaev e komenton amendamentin e propozuar ndaj propozim-Ligjit për letërnjoftime të Lëvizjes Besa përmes të cilit parashikohet përfshirja e grafës së përkatësisë etnike në letërnjoftime. Sipas Zaev opozita po tenton të bllokojë Ligjin për letërnjoftime.

Më vjen mirë që opozita i ofron mbështetje këtij ligji, por më vjen keq përmes mos respektimit të Kushtetutës dhe emrit kushtetues tenton me çdo çmim të gjejë mundësi për bllokada të reja të zgjidhjeve ligjore. LSDM është transparente dhe nuk ka arsye të fshihet prapa partnerëve të koalicionit të VMRO-DPMNE-së siç është E Majta – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Kuvendi akoma nuk ka shqyrtuar dhe përpunuar 1230 amendamentet e propozuara nga partia E Majta. Nga ky subjekt thonë se përmbajtja e amendamenteve është kryesisht ironike dhe ka për qëllim bllokimin e këtij ligji. Në qindra amendamente propozohen data të ndryshme për periudhën e zbatimit të ndryshimeve ligjore, derisa hedhin poshtë akuzat se deputetë nga grupet e tjera parlamentare kanë kontribuar në hartimin e tyre. Përskaj grafës së përkatësisë etnike, VMRO-DPMNE-ja kushtëzon mbështetjen me vendosjen e grafës së kombësisë “maqedonas” apo “maqedonase”, propozim i cili bie në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës. Mbledhja e Komisionit për Sistem Politik ku duhet shqyrtuar amendamentet do të thirret pas shqyrtimit të amendamenteve. Propozim-Ligji për letërnjoftime është dorëzuar në Kuvend me procedurë të shkurtër, ndërsa paraqet kushtin mbi të cilin Lëvizja Besa votoi ndryshimet kushtetuese në vitin 2019 dhe shkoi në koalicion parazgjedhor me LSDM-në në zgjedhjet e vitit 2020.

Adrian Kerimi

 

LEXO EDHE:

Back to top button