Granada shumë e fortë për Teutën

Skuadra nga La Liga, Granada, arriti të shënonte fitore të lehtë në udhëtimin në Durrës, me rezultatin 0:4 ndaj Teutës, në kuadër të raundit të dytë në Ligën Evropa.  Spanjollët kaluan në epërsi qysh pas pesë minutave lojë, me anë të Soldado.

- Advertisment -

Kenedi u përkujdes që të shënonte golin e dytë të këtij takimi, kur luhej vetëm minuta e 10’, për të parë Granadan me dy gola epërsi. Rezultatin final e vendosi Herrera Ravelo, i cili gjeti rrjetën dy herë, duke shënuar në minutat 31’ dhe 46’.

Vlen të përmendet se Teuta luajti me 10 lojtarë për 10 minutat e fundit, pasi Beqja u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë fitore, Granada shkon në raundin tjetër të kualifikueseve, kurse Teuta i jep fund këtu aventurës.

LEXO EDHE:

Back to top button