Islami: Merituam që të barazojmë ndaj Hajdukut

Skuadra e Renovës nuk arriti të kalojë në raundin e tretë të Ligës Europa, pasi që në përballjen me Hajdukun e Kroacisë, u mund minimalisht me 0-1. Momenti vendimtar i takimit ishte në minutën e 5-të, kur Caktash u fut në zonë, dhe me kokë shënoi golin e vetëm, që siguroi skuadrës kroate kualifikim në raundin e tretë në Ligën Evropa. Nëse pjesa e parë ishte në të mirë të skuadrës kroate, në vazhdim skuadra e Renovës tregoi më shumë dhe solli disa situata delikate para portës së Hajdukut, e cila falë fatit sportiv, nuk pranoi gol.

Bujar Islami, trajneri i Renovës

“Lirisht mund të themi se pjesën e dytë e zhvilluan në mënyrë perfekte , pasi që kishim pronësimin e topit dhe kishim edhe shumë raste ideale, dy tre mundësi të pastërta , të ciat nuk i shfrytëzuam dhe mendojë se merituam që të barazojmë rezultatin dhe të luftojnë në kohën shtesë. Nuk kam asnjë vërejtje për futbollistët , pasi që luajtën në mënyrë perfekte, posaqërisht në pjesën e dytë , ku treguam një  përgatitje të mirë taktike dhe eksperiencë të madhe.”

Hari Vukas, trajner i Hajdukut

“Urojë djelmoshat, pasi që arritëm atë për të cilën erdhëm në Shkup. Vet jemi fajtor pasi që ishim në ngërç deri në fund të ndeshjes. Mundeshim që të mbyllim takimin shumë më herët, nëse i shfrytëzonim rastet . Kundërshtari i kishte parë rastet e veta dhe kaloi në sulm në tërësi. Ne arritëm që të mbroheshim dhe arritëm deri te raundi tjetër. “

Skuadra kroate në raundin e tretë përballet me fituesin e sfidës Nefçi – Zrinjski.

LEXO EDHE:

Back to top button