Granit Xhaka, është lojtari i muajit tek Arsenali

S’ka dyshime për lojtarin e muajit te skuadra e Arsenalit. Mesfushori me origjinë shqiptare është përzgjedhur si lojtari më i mirë i muajit shtator te skuadra e “Topçinjëve”.

Lojtari i cili luan për kombëtaren e Zvicrës mori 80% të votave të fansave, teksa në ndeshjet e zhvilluara gjatë muajit shtator, Xhaka i ka luajtur thuajse të gjitha me minuta të plota.

Në garën për çmimin “Lojtari i Muajit”, Granit Xhaka mposhti Gabriel Jesusin, që u rendit i dyti me 8% të votave, dhe Bukayo Sakan, që doli i treti me 6%. Vlen të theksohet se 30-vjeçari e ka nisur mirë edhe muajin tetor. Ai shënoi gol në fitoren 3:1 kundër Tottenham Hotspurit, teksa u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button