VIDEO / Lesteri “nokauton” Notingamin, Daka shënon me thembër

Lester Siti “zbulon” se ekziston edhe fitorja dhe bën kthesën e parë për këtë sezon. “Dhelprat” bën “poker” ndaj Notingam Forest dhe dhuruar super spektakël për tifozët që ndodheshin në shkallët e “King Poëer Stadium”.

Djemtë e Brendon Roxhersit dominuan gjithë pjesën e parë, me protagonist absolut Xhejms Madison. Mesfushori zhbllokoi rezultatin në minutën e 25’ dhe i dha avantazhin vendasve. Vetëm dy minuta më pas ishte Barnes, ai i cili me një perlë gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Vardy.

Në minutën e 35’, Madison do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, ndërsa realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Lesterin.

“Dhelprat” do të gjenin rrugën drejt  rrjetës edhe në fraksionin e dytë, me Daka që vulosi rezultatin e kësaj sfide në minutën e 73’ dhe njëkohësisht i dhuroi “poker” ekipit të tij. Ndërkohë miqtë tentuan të reagonin, ndërsa rastin më të mirë e patën në minutën e 88’, me Gibs-Uajt që kaloi mbrojtjen e vendasve dhe tentoi të realizonte me goditje qendrore, por Uard pati një reagim të menjëhershëm dhe e mbajti të paprekur portën e tij.

 

 

Kështu pas mbylljes së raundit të 9 të Premier Ligës, Lester Siti ngjitet në vend të 19-të me 4 pikë, teksa Notingam Forest bie në vend të fundit, por me pikë të barabarta me “dhelprat”.

LEXO EDHE:

Back to top button