Granit Xhaka nis stërvitjet me ekipin nga Bundesliga

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka filluar stërvitjet me ekipin e Bajer Leverkuzenin. Ditë më parë lojtari i kombëtares së Zvicrës, për herë të parë u paraqit në stërvitje me ekipin nga Bundesliga që prej transferimit të tij nga Arsenali.
Xhaka përmes një video përshëndeti të gjithë tifozët e Leverkuzenit dhe tha se mezi pret të filloj punën në ekipin gjerman.
Kujtojmë që transferimi i Xhakës në Leverkuzen kushtoi 25 milionë euro, kurse futbollisti nga Kosova do të punoj me legjendën e futbollit, Xabi Alonso. /Lajmi/