Granit Xhaka, njëri ndër më të mirëve te Arsenali

Ylli kosovar, Granit Xhaka është bërë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Mikel Artetës, i cili deri para pak xhirosh ishte lider dhe favorit për ta fituar titullin e kampionit të Anglisë, i cili në fund i takoi megjithatë Manchester Sitit.

Sidoqoftë, rënia e “Gunners” në dy muajt e fundit nuk nënkupton se disa prej lojtarëve nuk e kishin një sezon fantastik. Njëri prej tyre është edhe përfaqësuesi zviceran, i cili kontribuoi si në fazën defanzive, ashtu edhe në atë ofanzive. Eksperti i “Football London”, Kaja Kajnak i ka zgjedhur katër lojtarët më të mirë të “Topçinjve” në këtë edicion, e më pas njëri prej tyre do të zgjidhet më i miri i vitit, varësisht prej votave të tifozëve.

Krahas Xhakës, në garë për çmimin e lojtarit të vitit janë edhe Martin Odegaard, Bukajo Saka e Aaron Ramsdejll, të cilët e kaluan po ashtu një sezon fantastik. Gazetarët e “Football London” e kanë bërë nga një përshkrim për secilin prej katër lojtarëve të zgjedhur.

Megjithatë, ky mund të jetë edhe sezoni i fundit i futbollistit kosovar në “Emirates Stadium”, për të cilin flitet se gjatë verës mund të rikthehet në Bundesligë, ku kishte luajtur për Borussia Monchengladbachun, por këtë radhë për ta veshur fanellën e Bayer Leverkusenit. Në dy vitet e fundit, Xhakën e kërkoi edhe trajneri i Romës Hoze Murinjo./Express

LEXO EDHE:

Back to top button