Granit Xhaka paraqet fanellat e reja të Zvicrës për “EURO 2024”

Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar fanellat e reja që do t’i bartë gjatë ndeshjeve të “Euro 2024”, e cila nis nga muaji qershor i këtij viti.

Granit Xhaka, kapiteni i “helvetikëve” ishte personazhi kryesor në prezantimin e fanellave. Nuk ka shumë ndryshime në fanellën e Zvicrës, përveç te jakat dhe ngjyra e kuqe është më e mbyllur.

Kujtojmë që Zvicra është në grup me nikoqirin e “Euro 2024”, Gjermaninë, Hungarinë dhe Skocinë./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button