Granit Xhaka zbulon me cilën veturë shkon në stërvitje
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka gjatë një bisede “Live” në rrjetin social, Instagram – ka zbuluar me çfarë veture shkon në stërvitje. Xhaka tha se ai në ushtrime shkon me veturë “Smart”, që kushton nga 18,000 deri në 30,000 dollarë.
“Unë po të kallëzoj me çfarë makine shkoj në trajning, a beson a nuk beson unë shkoj me Smart. Nëse nuk beson edhe ta tregoj”- tha Xhaka.

Kjo veturë të cilën e përdor Xhaka është deri diku modeste, pasi futbollistë të tjerë posedojnë vetura milionëshe.
Shoku i skuadrës Pierre-Emerikk Aubamejang, nga ana tjetër shkon në stërvitje me Lamborghini-n e tij që kap shifrat e 270,000 paund (stërlina) ose 322 mijë euro.








