Gravenbeh, firmos me Bajernin deri më 2027

Skuadra e Bajern Munihut, ka zyrtarizuar transferimin e Rajan Gravenbehut. Mesfushori holandez te kampioni gjerman ka kaluar nga Ajaksi për rreth 25 milionë euro.

Në marrëveshje janë përfshirë edhe bonuset, plus Ajaksi do të fitojë 7% nga shitja e lojtarit në të ardhmen.

Gravenbeh me Bajernin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. Kujtojmë se 20-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qendror.

LEXO EDHE:

Back to top button