Luis Hamilton “neglizhon” urdhërin e shefit Toto Uollf

Pas problemeve fizike që Luis Hamilton pati pas garës së fundit në Baku, drejtori sportiv i Mercedes, Toto Uolf, deklaroi se piloti britanik mund të mos garojë këtë fundjavë në Kanada. Në pistën azere makina gjermane vuajti shumë efektin “porpoising” (tundjet), çka bëri që Hamilton të vuajë shumë. Britaniku mezi e mbylli garën (u rendit i katërti) dhe mezi zbriti nga makina e tij, i ndihmuar nga inxhinierët e Mercedes.

“Hamiltoni ka ende dhimbje në shpinë e qafë, ndaj po mendojmë që ai të qëndrojë pushim në Kanada”, tha Toto Uolf, dy ditë pas garës së zhvilluar në Baku.

Nuk është dakord me këtë deklaratë 7 herë kampioni i botës, që ka postuar një mesazh ku shprehet se do të jetë në pistën e Montreal.

“Baku ishte një garë e vështirë dhe kam patur probleme me gjumin. Kam ende dhimbje ën shpinë, por asgjë serioze. Kam kryer fizioterapi dher agopuntura. Do të vazhdoj me fizioterapi deri ditën e garës. Nuk kam ndërmend të tërhiqem dhe do të jap maksimumin për skuadrën, për të dalë nga ky moment i vështirë. Nuk do ta humbisja në asnjë mënyrë garën e Kanadasë. Do të shihemi aty”, tha Hamilton.

Kujtojmë se gara e Kanadasë rikthehet pas 3 vitesh në kalendar, për shkak të pandemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button