Milani “sërisht” mund Juventusin dhe Interin

Falë punës së Stefano Piolit dhe fitimit të titullit, Milani e mund sërish Interin dhe Juventusin, duke u bërë klubi italian me skuadrën më të çmuar në Serie A. Dhe kjo ndodh për herë të parë në 10 vitet e fndit. Për “kuqezinjtë”, në pak më pak se një vit, rritja ishte e bujshme, duke shkuar nga 456 milionë në korrikun e kaluar në 522.4 milionë sot. Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, bardhezinjtë e Allegrit janë në vendin e dytë (me 520.9 milionë) dhe zikaltrit e Inzagit në të tretin (me 514.7 milionë).

Parakalimi nga dëmtimi i dy rivalëve historikë erdhi falë konfirmimit dhe shpërthimit të të rinjve të shumtë, të “farkëtuar” nga Pioli.

Tomori ka shkuar nga një vlerësim prej 28 milionë në 50 milionë, po ashtu Tonali (nga 27 në 50). Pa harruar rritjen e Kalulu (tashmë me vlerë 28 milionë) dhe mbi të gjitha të Leaos, që nga rreth 25 milionë vitin e kaluar kap shifrën e 70 milionëve sot.

Në përgjithësi, vlera totale e skuadrave të Serie A ra me mbi 200 milionë, duke e çuar vlerën e tyre në 4.66 miliardë euro, krahasuar me 4.88 miliardë një vit më parë. Një rënie edhe për shkak të largimit të kampionëve të kalibrit të Ronaldos, Lukakut dhe Hakimit.

LEXO EDHE:

Back to top button