Grenell takon Ramën: Duhet bërë më shumë që Hashim Thaçi të lirohet nga Haga

Grenell takon Ramën: Duhet bërë më shumë që Hashim Thaçi të lirohet nga Haga

Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, të enjte ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Lajmin e ka bërë publik vetë Grenell përmes një postimi në Twitter, ku ka zbardhur një nga temat e diskutimit që ka pasur në drekën me Ramën.

Grenell tha se duhet të bëhet akoma më shumë për të çliruar ish-presidentin Hashim Thaçi nga burgimi i padrejtë në Hagë.

“Kam drekuar me kryeministrin Edi Rama, nga aleati ynë i madh në NATO, Shqipëria. Ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar Hashim Thaçin nga 3 vitet e burgut të tij në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se janë manipuluar nga Jack Smith”, shkruan Grenell në Twitter.

LEXO EDHE:

Back to top button