Greqi, gjendet i vdekur në rrugë 41-vjeçari shqiptar

Greqi, gjendet i vdekur në rrugë 41-vjeçari shqiptar

Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë në Greqi.

Sipas mediave greke, 41-vjeçari, i cili dyshohet se është shqiptar është gjetur i pajetë në një zonë rurale në Heralikon.

Viktimën e ka gjetur një tjetër shtetas shqiptar, i cili ndodhej në Heralikon si punëtor sezonal dhe kishte pikasur të vdekurin në rrugë.

Ai menjëherë njoftoi autoritetet policore, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit dhe po i bëhen ekzaminimet për të zbuluar shkakun e vdekjes.

LEXO EDHE:

Back to top button