Greqi, masa shtesë për mbrojtje nga Covid-19


Në 16 rajone të Greqisë, të cilat konsiderohen si rajone me pasqyrë të rënduar epidemiologjike dhe përhapje të madhe të Covid-19, prej sot vendosen masa plotësuese restriktive, mes të cilave edhe orari i kufizuar i objekteve hotelierike, kafeneve dhe klubeve të natës, njofton  MIA.

Në rajonet e Maqedonisë dhe Trakisë lindore dhe Atikës, në qytetet Selanik, Larisa, Volos, Katerini, si dhe në ishujt Korfuz, kretë, Mikonos, Paros, Santorini, Rodos, Andiparos, Zakintos, Poros dhe Kos në tubimet dhe ngjarjet publike nuk  lejohet prania e më së shumti 50 personave.

Prej sot, objektet hotelierike, kafenetë, klubet e natës dhe objekteve të ngjashme në rajonin e Atikës, rajonit më të gjerë të Athinës, si dhe ishujt përreth që i takojnë periferisë konkrete, është e ndaluar të punojnë nga mesnata deri në orën 07:00 në mëngjes, masë e cila tashmë është në fuqi në disa pjesë të caktuara të Greqisë.

Të shtunën u vendosën masa të posaçme në ishujt Paros dhe Andiparos dhe janë identike me ato që ishin vendosur në Poros, ku gjithashtu do të vlejë ndalesa për punë prej mesnate deri më 07:00 në mëngjes për objektet hotelierike dhe kafenetë, në tryezë është e lejuar të ulen jo më shumë se katër persona, janë ndaluar tubime me më shumë se nëntë persona, ndërsa maska është e obligueshme edhe në ambientet e mbyllura edhe jashtë.

Masat e reja u sollën në takimin që Micotakis e mbajti me ministrat kompetentë dhe epidemiologët të premten dhe do të jenë në fuqi deri më 24 gusht.

Lidhur me turistët, prej sot, për të gjithë ata të cilët do të arrijnë në Greqi me fluturime nga Suedia, Çekia, Belgjika, Spanja dhe Holanda, është i detyrueshëm testi molekular negativ PCR, jo më i vjetër se 72 orë.

Njëjtë vlen edhe për të gjithë ata të cilët hyjnë në vend përmes kufijve tokësorë, përfshirë edhe qytetarët grekë dhe ata të cilët kanë leje për qëndrim, ndërsa testi duhet të bëhet në vendin nga i cili hyjnë, e jo në Greqi.

Test i detyrueshëm negativ vendoset edhe për udhëtimet nga Izraeli, ndërsa në pajtim me udhëzimin e dhënë nga Agjencia greke për aviacion civil, vizitorët që janë banorë të përhershëm të Izraelit sërish do të testohen edhe në Greqi.

LEXO EDHE:

Back to top button