Greqi, nis ndërtimi i terminalit të gazit

Gazetar: Andrea Cobanova 

Ka filluar ndërtimi i terminalit të gazit Aleksandropullos. Në ceremoni zyrtare, kryeministrat e vendeve të rajonit ranë dakord për ta bërë terminalin në Greqinë verilindore të pavarur nga gazi rus dhe për të siguruar furnizim të sigurt. Në këtë terminal do të ruhet gazi natyror i lëngshëm i sjellë nga cisternat e anijeve, do të përpunohet dhe do të dërgohet në vende të tjera. Ndërtimi i plotë do të kushtojë 400 milionë euro ndërsa vendi do të merr pjesë me 10 % ose 40 milionë euro, shkruan Alsat.

“Me këtë projekt, në vend që shteti jonë të ketë vetëm një burim gazi, tani është mundësia që të ketë furnizim me gaz nga disa burime si gazi nga SHBA-ja, Lindja e Mesme dhe vende të tjera. Kjo do të thotë  furnizim i sigurt me gaz që do ta bëjë vendin të pavarur në aspektin energjetik”, tha Dimitar Kovaçevski- kryeministër

Kryeministrat grekë dhe bullgarë kanë nënshkruar një marrëveshje për fillimin e ndërtimit të këtij terminali, për të cilin thonë do ta bëjë rajonin plotësisht të pavarur nga gazi rus.

“Së shpejti do të mund të lirohemi nga gazi që vjen nga burimet ruse dhe vendet tona po marrin një rol të përbashkët në hartën e re të energjisë”, tha Kyriakos Micotakis- Kryeministër i Greqisë

“Ne do të ndryshojmë hartën energjetike në Evropë. Ballkani është një rajon me 65 milionë banorë dhe ne mund të bëjmë shumë më tepër”, tha Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë

Në ceremoni mori pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetari i Këshillit të Evropës, Çarl Mishel. Një pjesë e ekspertëve thonë se furnizimi përmes këtij terminali, gjegjësisht, gazi i lëngësht do të jetë më shtrenjtë për 10 deri 20% sesa gazi rus. Vendi, paralelisht me këtë projekt, ka mesi i vitit do të fillojë me ndërtimin e intekonektorit për gaz natyror drejtë Greqisë. Maqedonia me dekada varet vetëm nga gazi rus i cili vjen te ne përmes Bullgarisë në Kriva Pallankë. /Alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button