Greqi, policia ka arrestuar 79 persona për zjarrvënie

Greqi, policia ka arrestuar 79 persona për zjarrvënie

Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë alarmante. Mësohet se policia ka arrestuar 79 persona për zjarrvënie. Ministri i Mbrojtjes Civile Kikilias tha se kishte pasur disa përpjekje nga zjarrvënësit për të ndezur zjarre të tjera në malin Parnitha, në veriperëndim të Athinës. Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis tha se nga 140 arrestime të lidhura me zjarret, 79 kishin të bënin me zjarrvënie. Qindra zjarrfikës në të gjithë Greqinë janë duke luftuar me zjarret vdekjeprurëse. Fronti i madh i zjarrit që shpërtheu të shtunën pranë qytetit port të Alexandroupolis është bërë më i madhi në histori në BE. Vetëm muajin e kaluar, mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga zjarret në ishullin grek të Rodosit, pasi zjarret shpërthyen dhe në pjesë të tjera të vendit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button