Greqia do të vendosë sonte për hapjen e kufirit me Maqedoninë e Veriut  

Sonte do të dihet nëse nga nesër do të hapen kufijtë e Greqisë që janë të mbyllur tashmë një vit për shtetasit e vendeve të treta, përfshirë shtetasit e Maqedonisë. Plani i qeverisë greke për hapjen e sigurt të turizmit, si dhe fushata e Organizatës Kombëtare të Turizmit Grek, do të dalin sonte në një konferencë shtypi në Athinë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se kishte marrë njoftime nga Greqia se nga 14 maji, pra nga dita e diel kufijtë do të hapen, dhe për hyrje do të nevojitet ose certifikatë vaksinimi ose test negativ PCR, jo më i vjetër se 72 orë. Vendkalimi më i shpeshtë kufitar Bogorodicë është gati para hapjes pas një pauze prej një viti e dy muaj.

LEXO EDHE:

Back to top button