Greqia nuk hap kufirin, Kapshica mbetet e mbyllur deri në 7 qershor

Afati i mbylljes së pikës kufitare së Kapshticës shtyhet deri në 7 qershor. Pavarësisht se Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e Covid 19 dhe dita ditës ka shënuar raste në rënie të infektimeve, kjo nuk mjafton që Greqia të hapë kufirin për shqiptarët.

Në një njoftim të ambasadës greke është lajmëruar se dogana do të vijojë të jetë e mbyllur duke lënë në zbatim të njëjtat masa, pra lejimin e kuotës prej 400 personash.

Punonjësit sezonalë mund të vijojnë kalimin drejt shtetit helen.

Ndërkohë, në Drejtorinë e Kufirit ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë vendim, i cili pritet të jepet brenda ditës së sotme.

LEXO EDHE:

Back to top button