Kurti: Koordinimi në mes të BE-së dhe SHBA-së në proces të dialogut është i domosdoshëm
Sot pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë shkuar së bashku për vizitë në Zyrën e Kryeministrit Albin Kurtit.
Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë se Kurti e vlerësoi të rëndësishëm takimin dhe kohën kur po ndodh ai: në prag të takimit në Bruksel.
“Ai tha se bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e ri të dialogut është i mirëseardhur sepse është i domosdoshëm, ndërsa për dialogun tha se duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme”, thuhet në komunikatë.








