Greqia rrit për herë të tretë pagën minimale, nga 1 janari ulet edhe taksa e biznesit

Greqia rrit për herë të tretë pagën minimale, nga 1 janari ulet edhe taksa e biznesit

Qeveria greke ka vendosur të rritë pagën minimale në 751 euro. Kjo është hera e tretë që qeveria greke rrit pagën minimale për qytetarët.

Rritja e parë u miratua në korrik të vitit të shkuar dhe hyri në fuqi në janar të këtij viti duke e çuar pagën minimale në  663 euro. Pak muaj më vonë, në maj, paga u rrit në 713 euro.

Rritja e pagës minimale do të ndikojë në pagat e 600 mijë punonjësve të sektorit privat, raporton ‘Prothothema’. Vihet re se 56% e punonjësve të sektorit privat në vitin 2021 paguhen me pagë bruto nën 900 euro, ndërsa afërsisht 18% merrnin pagë që nuk i kalonte 500 euro.

Në vendimet e qeverisë parashikohet edhe heqja ose përgjysmimi i taksave që rëndon profesionistët biznesmenë në Greqi.

LEXO EDHE:

Back to top button