Grilish beson se Siti mund të përsërisë suksesin e vitit të kaluar

Ylli i Man. Sitit, Xhek Grilish ka shpjeguar arsyen pse ekipi i tij ka një shans për të arritur rezultatet e sezonit të kaluar, ku fitoi të gjitha trofetë. Man. Siti pati një vit të mrekullueshëm sezonin e kaluar, duke fituar jo vetëm Premier Ligën, por edhe FA Kupën dhe Ligën e Kampionëve.

Tani, me rreth dy muaj të mbetur në sezonin aktual, skuadra e Pep Guardiolës po i ndjek edhe një herë të tre trofetë.

“Ne si ekip dhe si klub, po e marrim sezonin ndeshje pas ndeshje”, ka thënë fillimisht Grealisht për faqen zyrtare të klubit.

Unë e di që kjo është ajo që thonë të gjithë, por ne me të vërtetë jemi duke vepruar kështu. Njësoj ishte edhe vitin e kaluar. Ne nuk po e shikonim me të vërtetë duke menduar ‘a mund të shkojmë të bëjmë tripltetën?.

 

Ishte më shumë sikur t’i marrim ndeshjet një nga një në finalet e Premier Ligës, FA Kupës dhe Ligës së Kampionëve, në fund.

Ne sigurisht kemi talentin, dëshirën dhe ekipin për të shkuar dhe për ta bërë këtë. Ne kemi menaxherin më të mirë në botë. Mund të kemi një muaj të suksesshëm të sezonit”, përfundoi anglezi.

LEXO EDHE:

Back to top button