Real Madridi dhe Mançester Junajtedi vihen pas mesfushorit spanjoll

Man. Junajted dhe Real Madridi janë dy klubet që e shohin nga afër mesfushorin spanjoll Dani Olmo, i cil luan me Lajpcigun në Gjermani. Lajmin e konfirmoi e përditshmja britanike “Daily Mail”, që shton se këtë verë 25-vjeçari mund të ndryshojë fanellë.

Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2027 me ekipin e Lajpcigut, por gjithashtu ka një klauzolë që aktivizohet këtë verë. Ai mund të largohet nga ekipi gjerman nëse vjen një ofertë që kap shifrën e 50 milionë eurove.

Dani Olmi luan prej 5 sezonesh në Gjermani dhe në 142 ndeshje zyrtare me Lajpcigun ka shënuar 28 gola. Ai luan edhe me kombëtaren spanjolle, duke shënuar edhe në miqësoren e fundit ndaj Brazilit.

Një lojtar që pëlqehet shumë për karakteristikat e tij, ndaj dhe “Djajtë e Kuq” dhe “Los Blankos” po e monitorojnë nga afër. Anglezët duken disi më favoritë, duke qenë se do të kryejnë një revolucion këtë sezon, ndërsa te madrilenët nuk do të gjente shumë hapësira.

LEXO EDHE:

Back to top button