Gripi mbetet kërcënim më i madh se koronavirusi


Ndërsa virusi i ri me origjinë në Kinë ka nxitur amerikanët të veshin maska në metro dhe të anulojnë udhëtime ndërkombëtare nga frika se mos sëmuren, një vrasës shumë më vdekjeprurës po kërcënon Shtetet e Bashkuara, gripi.

Ashtu si koronavirusi i ri, gripi mund të përhapet nga personi në person përmes ajrit dhe mund të shkaktojë ethe dhe kollë. Por ndryshe nga koronavirusi, që deri më tani nuk ka shkaktuar viktima në SHBA, gripi ka vrarë afro 10 000 amerikanë që nga muaji tetor, sipas të dhënave federale.

“Këtu në SHBA, kjo është ajo që po na vret. Pse duhet të kemi frikë nga diçka që nuk ka shkaktuar viktima në këtë vend?”, deklaroi epidemiologu Brandon Brown, i Universitetit të Kalifornisë Riverside.

Megjithatë koronavirusi, i njohur si 2019-nCoV, ka alarmuar zyrtarët e shëndetit publik, ndërsa përpiqen të shmangin një krizë shëndetësore në të gjithë botën.

LEXO EDHE:

Back to top button