518 raste të reja me koronavirus dhe 9 viktima, viktima më e re vetëm 36 vjeç

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 518 raste të reja me koronavirus nga 2 367 testime të kryera. Vetëm në qytetin e Shkupit janë regjistruar 261 raste. Në Tetovë janë regjistruar 30 raste, Strumicë 23, Manastir 21, Kërçovë dhe Kumanovë nga 13 raste. Ministria e Shëndetësisë njofton se betejën me koronavirusin e kanë humbur 9 persona, 4 prej të cilëve janë nga Shkupi, ndërsa viktima më e re është vetëm 36 vjeç. Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se listës së të shëruare në 24 orët e fundit i janë shtuar edhe 200 persona. Aktualisht rastet aktive me koronavirus në vend janë 6 861.

LEXO EDHE:

Back to top button